Thiago Silva për Neymarin: Duhet të shkojë te Chelsea

Futboll

Thiago Silva për Neymarin: Duhet të shkojë te Chelsea

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:16
Thiago Silva dhe Neymar

Qendërmbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka folur në lidhje me Neymar Jr.

E ardhmja e Neymar duket larg ‘Parc des Princes’.

Drejtuesit e klubit të Paris Saint Germain nuk e shohin më lojtarin si pjesë e planeve, andaj largimi i tij këtë verë duket i pashmangshëm.

Së fundmi ai është i lidhur me një transferim te Chelsea, ndërsa këtë e ka komentuar edhe braziliani Silva.

“Ai duhet të shkojë në Chelsea. Nëse ndodh, do të jetë për të mirë. Nuk ka nevojë për koment… Deri tani nuk di asgjë, por shpresoj se do të realizohet”, tha qendërmbrojtësi.

Interesim drejt Neymarit ka shfaqur edhe Juventusi, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat