Ibrahimovic nuk e ka në plan pensionimin, rinovon kontratën me Milanin

Futboll

Ibrahimovic nuk e ka në plan pensionimin, rinovon kontratën me Milanin

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:31
Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë edhe më tej me Milanin.

Ibrahimovic ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij muaji, por thuhet se do vazhdojë edhe më tej me kampionin italian.

Sipas gazetës ‘La Repubblica’, reprezentuesi suedez tashmë ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me pagë minimale në vlerë prej 100 mijë euro.

Kjo do t’i mundësojë atij të jetë pjesë e skuadrës dhe të përfundojë periudhën e trajtimit dhe rehabilitimit në terrenin stërvitor të Milanello.

Ai gjithashtu mund të kalojë kohë në dhomat e zhveshjes dhe të ulet në fushë kur bashkëlojtarët e tij luajnë në gjashtë muajt e parë të sezonit 2022-23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat