Ndryshojnë rregullat në Seria A

Futboll

Ndryshojnë rregullat në Seria A

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Federata Italiane e Futbollit ka ndryshuar rregullat në Seria A.

Nëse dy skuadra e përfundojnë sezonin me pikë të barabarta, atëherë do të zhvillohet një ndeshje në mes tyre.

Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar se ky vendim do të vlejë që nga sezoni i ardhshëm – 2022/23.

Ndeshja do të jetë 90 minuta, nëse nuk ka fitues atëherë nuk do të ketë vazhdime, por do të kalojnë drejt në penallti.

Në fakt, nuk është hera e parë që një rregull i tillë aplikohet në Itali, pasi vitin 1964 fituesi i Serisë A u zgjodh pikërisht në këtë formë.

Në atë periudhë, Inter u mposht nga Bologna, në Olimpico me rezultatin 2-0 , kështu duke e fituar titullin.

Kujtojmë se Serie A në këtë sezon do të startojë më datë 14 gusht dhe do të mbyllet më datë 4 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat