Kukësi mbyll bashkëpunimin me një sulmues

Futboll

Kukësi mbyll bashkëpunimin me një sulmues

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 00:25
Kukësi

Luka Milunoviç nuk është më futbollist i Kukësit. Sulmuesi serb, që u bashkua me verilindorët verën e kaluar, është larguar pas vetëm një sezoni, ndonëse ishte titullar në formacionin e Diego Longos.

SuperSport mëson se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe Milunoviç ka marrë dokumentacionin e nevojshëm për të mos u kthyer më në Kukës, pasi duket se nuk ka qenë në planet e Gegës.

E nëse Milunoviç largohet, nesër pritet që në Kukës të prezantohet mesfushori Agnaldo Moraes, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut në Abissnet Superiore.

Ato pak javë që Gega drejtoi korçarët, duket se i kanë mjaftuar për të krijuar një ide pozitive mbi mesfushorin dhe e ka kërkuar si përforcim te Kukësi.

Klubi verilindor do të jetë i treti për Agnaldo Moraes, që erdhi fillimisht te Kastrioti dhe sezonin që lamë pas, e mbylli pikërisht me fanellën e Skënderbeut.

Agnaldo Moraes do të jetë mesfushori i tretë që i bashkohet Kukësit këtë verë, pasi më herët firmosën Kristi Kote dhe Arbër Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat