PSG ka në dorë 3 futbollistë!

Futboll

PSG ka në dorë 3 futbollistë!

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 00:40
PSG

Paris Saint-Germain ka në dorë po të Vitinhas, Milan Skriniar, Gianluca Scamacca dhe Renato Sanches, praktikisht të gjitha objektivat kryesore të zgjedhura nga Luis Campos, këshilltar futbolli i klubit kampion francez, për të forcuar skuadrën.

Kështu mësohet nga gazeta Le Parisien, e cila, përveç kësaj, shpjegon se tre të parët, pas marrëveshjeve përfundimtare me klubet e tyre, të cilat aktualisht nuk janë në dyshim, kanë shanse të mira për të zbarkuar në Paris këtë verë;

Transferimi te PSG i mesfushorit portugez të Lille, për të cilin ka një interes të fortë nga Milani, megjithatë nuk është ende i sigurt dhe duhet te pritet deri ne fund. Sa i perket mbrojtesit te Interit, duket se nje akord do te gjendet deri ne fund.

Do të jetë një ditë e rëndësishme, nesër, e paraprirë nga zbarkimi i shumëpritur i Romelu Lukakut në Milano për të mund të ndërmarrë procesin burokratik para fillimit të jetës së tij të dytë te Inter.

Por gjiganti belg do të duhet të rreshtohet, pasi nuk do të jetë i vetmi që do t’i nënshtrohet ritit të ekzaminimeve mjekësore mes Humanitas dhe Conit: para tij, në fakt radha do të jetë e Kristjan Asllanit, mesfushorit të ri të marrë nga Empoli.

Shqiptari do te behet nje futbollist i ri zikalter dhe eshte mare per te bere rolin e zevendes Brozovic, teksa Interi po ben cmos qe t’i jape duart si Vidal, ashtu edhe Alexis Sanches, pa harruar Sensin, qe ka refuzuar destinacionin Monza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat