Ballkani përfundon fazën përgatitore në Ohër

Futboll

Ballkani përfundon fazën përgatitore në Ohër

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 00:41
Ballkani

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani ka njoftuar se kanë përfunduar fazën përgatitore në Ohër dhe janë rikthyer në Kosovë.

Gjtë kësaj periudhe në Ohër, ekipi i Ilir Dajës ka zhvilluar katër ndeshje miqësore.

Ballkani po ashtu ka njoftuar se stërvitjet do t’i vazhdojnë të enjtën para ndeshjes ndaj Zalgirisit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ekipi ynë përfundoi fazën përgatitore në Ohër dhe u rikthye në Kosovë.

Stërvitjet anti Zalgiris do i vazhdojë të Enjten.

Ne fazen pergatitore i zhvilluam 4 ndeshje miqësore.

Trajneri ë ë është i kënaqur me formën që e gëzojne futbollistet dhe jemi super të gatshëm ta fillojmë rrugëtimin në Evropë.

Ju premtojmë paraqitjen më të mirë të mundshme nga ekipi ynë, do ta prezantojmë denjësisht Ligen elitare të futbollit Kosovar në futbollin evropian.

Na priftë e mbara Suharekë”, ka shkruar Ballkani në faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat