Korriku sjell në fushë ekipet shqiptare në Europë

Futboll

Korriku sjell në fushë ekipet shqiptare në Europë

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 00:43
Pamje nga një ndeshje

Muaji korrik nis me rrugëtimin europian të skuadrave shqiptare. Përpos 4 klubeve të “Abissnet Superiore”-s, edhe 7 skuadra të tjera shqiptare do të marrin pjesë në turet kualifikuese të kompeticioneve të UEFA-s.

Shqiptarët do të kenë mundësinë të ndjekin emocionet e këtyre sfidave në ekranin e “Supersport”-it.

Media në fjalë ka siguruar të drejtën e transmetimit për katër përballje të turit të parë kualifikues. Gjithçka nis me duelin e Shkupit kundër Lincoln Red Imps më 5 korrik në 20:45. Ndërkohë 2 ditë më vonë, në orën 20:00, do të transmetohen paralelisht tre ndeshjet Laçi-Iskra, Shkëndija-Ararat dhe Gjilani-Liepaja.

Ndeshjet e turit të parë të Ligës së Konferencës që do të transmetohen nga “Supersport”:

E Martë 5 Korrik
Shkupi-Lincoln Red Imps 20:45 SS2

E Enjte 7 Korrik
Laçi-Iskra 20:00 SS2
Shkëndija-Ararat 20:00 SS3
Gjilani-Liepaja 20:00 SS4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat