Chelsea nuk heq dorë nga sulmuesi francez

Futboll

Chelsea nuk heq dorë nga sulmuesi francez

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 00:46
Barcelona

Chelsea është një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e sulmuesit francez të Barcelonës.

Bëhet fjalë për Ousman Dembele, i cili akoma nuk ka gjetur një marrëveshje me katalanasit për rinovimin e kontratës, teksa pengesë është pjesa financiare.

Sipas “L’Equipe”, blutë e Londrës kanë bërë një ofertë të katalanasit në drejtim të Dembele.

Skuadra e Thomas Tuchel është në kërkim të përforcimeve sulmuese dhe ka identifikuar francezin si një objektiv të mundshëm.

25-vjeçarit aktualisht i skadon kontrata me Barcelonën, teksa dëshira e vetë sulmuesit është të qëndrojë në “Camp Nou”, pasi Xavi Hernandez e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm dhe e shikon të rëndësishëm në formacionin e blaugranave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat