Messi i vendosi Barcelonës si kusht për të qëndruar...

Futboll

Messi i vendosi Barcelonës si kusht për të qëndruar...

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 00:55
Messi

Lionel Messi kërkoi Sadio Manenë te Barcelona përpara se të largohej nga “Camp Nou” për të firmosur me PSG-në. E thotë menaxheri i sulmuesit të Bajernit. Me kontratën e Mesit që skadonte verën e shkuar, ylli argjentinas kërkoi gjatë bisedimeve me klubin për rinovimin dy emra futbollistësh për të firmosur. Mane, i cili një vit më parë luante në “Anfield” ishte një nga emrat që 35-vjeçari kërkoi në “Camp Nou”, ndërsa ai ishte duke negociuar kontratën e re.

“Vitin e shkuar Mane mund të ishte transferuar te Barcelona”, tha Bakari Sise për “RMC Sport”. “Ishte Lionel Messi, i cili kërkoi emrin e Sadio Manesë si kusht për rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën.

Ai dha dy emra: Sadio Manenë dhe një qendërmbrojtës argjentinas”.

Sise i cili e dërgoi sulmuesin senegalez një javë më parë në Mynih, zbuloi se për 30- vjeçarin ishte i interesuar edhe klubi i PSG-së. Por me kampionët e Francës diskutimet u mbyllën për shkak të largimit të drejtorit sportiv, Leonardo.

“Po, PSG-ja u hodh në sulm për Sadionë. Leonardo kishte disa kontakte me menaxherin gjerman. Ata u takuan me njëritjetrin, diskutuan detajet për transferimin e Sadiosë te PSGja, por përfundoi atje.

Të gjithë e dinin se Leonardo ishte në një karrige me katapultë dhe ne duhet të prisnim”. Mesi e ka konfirmuar edhe më herët admirimin e tij për ish-yllin e Liverpulit, ndërsa votoi për Manenë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s 3 vite më parë. Senegalezi u rendit në vend të katërt dhe Leo tha:

“Është për të ardhur keq që Sadio u rendit i katërti, por unë mendoj se këtë vit kishte shumë lojtarë të shkëlqyer.

Prandaj ishte e vështirë të zgjidhje një emër në veçanti. Unë zgjodha Manenë sepse është një lojtar që më pëlqen dhe bëri një sezon të shkëlqyer me Liverpulin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat