Muçi ishte planifikuar titullar, Legia e Varshavës anulon miqësoren

Futboll

Muçi ishte planifikuar titullar, Legia e Varshavës anulon miqësoren

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 01:01
Muçi

Legia e Varshavës do të luante pasditen e sotme miqësoren e dytë dhe të fundit në fazën parapërgatitore që po zhvillon në Austri.

Përballë do të vendoseshin kampionët e Salcburgut, por planet morën tjetër rrjedhë.

Trajneri i polakëve kishte zbuluar edhe 11 lojtarët që do të provonte nga minuta e parë, ku bënin pjesë edhe dy lojtarët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Kastrati.

Por të dyja skuadrat nuk vonuan shumë dhe morën vendimin për të anulluar takimin.

Shkak këtu u bë moti. Fusha ku do të zhvillohej ndeshja ishte mbushur me ujë, i cili nuk u hoq edhe pas përpjekjeve të të dyja skuadrave. Miqësorja do të zhvillohet ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat