Milan tenton t’i vjedh Interit marrëveshjen me Dybala

Futboll

Milan tenton t’i vjedh Interit marrëveshjen me Dybala

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:44
Paulo Dybala

Milan mund të bëjë një lëvizje për Paulo Dybala.

Raportime të ‘RadioRadio’ bëjnë të ditur se skuadra e Milan po përgatitet për të ndërhyrë mes Dybala dhe Inter.

Pavendosmëria e Inter në negociatat me argjentinasin duket se e ka nervozuar këtë të fundit dhe tashmë mund të kalohet në një destinacion tjetër.

Rivalët lokal të Inter, Milan mund ta shfrytëzojnë situatën dhe të bëjnë një lëvizje për lojtarin.

‘Rossoneri’ kanë besimin se mund ta bindin Dybala për t’u bashkuar në ‘San Siro’ si transferim i lirë.

Mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për kartonin e argjentinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat