Barca optimiste për rinovimin e Dembeles

Futboll

Barca optimiste për rinovimin e Dembeles

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:50
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele ka vetëm edhe sot kontratë me Barcelonën.

Kontrata e yllit francez skadon nesër, kurse Barcelona akoma po tenton që të marrë nënshkrimin e tij për rinovim.

Barca i ka lënë lojtarit një propozim në tavolinë dhe po pret për një përgjigje. Ka optimizëm se përgjigja do të jetë pozitive.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barca besojnë se Dembele do të qëndrojë. Anësori e di se ka maksimumin e besimit të Xavi Hernandez.

Ai pritet të jetë nga pikat kyçe të skuadrës për sezonin tjetër, nëse rinovon kontratën.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Dembele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat