Milani dhe Barcelona do të ndeshen më 6 gusht

Futboll

Milani dhe Barcelona do të ndeshen më 6 gusht

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Milani do të luajë kundër Barcelonës në “Camp Nou” në trofeun Gamper më 6 gusht pasi Roma zemëroi “Blaugranët” duke u tërhequr nga ky trofe.

“Giallorossët” fillimisht u shpallën zyrtarisht si kundërshtarë për ndeshjen tradicionale parasezonale, por papritmas ndërprenë kontratën.

Kjo e shtyu Barçën të kërcënonte me veprime ligjore. Tani raporte të shumta sugjerojnë se Milani është ftuar për të zëvendësuar Romën në trofeun Gamper dhe do të luajë në “Camp Nou” më 6 gusht.

Miqësorët e Milanit deri më tani janë kundër FC Koln më 16 korrik, Zalaegerszegi më 23 korrik dhe Olympique Marseille më 31 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat