Lewandowski nuk përfshihet...

Futboll

Lewandowski nuk përfshihet...

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:52

Bayern Munich ka rinovuar bashkëpunimin me kompaninë Japoneze të Komani, sponsor shumë i rëndësishëm për kampionët e Gjermanisë.

Megjithatë ajo që bie në sy është fakti që në videon e publikuar nga bavarezët në rrjetet sociale askund nuk shihet Robert Lewandowski.

Është e pamundur të injorohet fakti se ndërsa emra si Thomas Muller, Alphonso Davies dhe Serge Gnabry dallohen qartësisht në video, sulmuesi polak nuk del në asnjë fragment.

Andreas Jung, anëtar i bordit të marketingut të Bayern-it, ka bërë me dije se: “Partneriteti me KONAMI-n ka një rëndësi të madhe për ne, sepse ky treg po lulëzon dhe është veçanërisht i popullarizuar me tifozët e rinj.

Ne e duam futbollin dhe ky bashkëpunim ofron mundësinë ideale për të luajtur lojën virtualisht me tifozët tanë në mbarë botën dhe për të lidhur të gjithë në këtë mënyrë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat