Ndryshojnë numrat, Pogba së shpejti te Juventusi

Futboll

Ndryshojnë numrat, Pogba së shpejti te Juventusi

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 00:56
Pogba

Ndryshimet te Juventus tashmë po ndodhin me ardhjen dhe largimin e lojtarëve. Alvaro Morata i tha lamtumirë bardhezinjëve dhe do të rikthehet në radhët e Atletico Madrid sapo të fillojë përgatitjet për sezonin e ri.

Përveç kësaj, Paul Pogba do të kthehet në Torino pas pesë viteve të kaluara te Manchester United.

Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, mesfushori francez do të mbrojë edhe një herë ngjyrat bardhezi.

Kjo ka bërë që disa lojtarë të ndryshojnë numrat e tyre për sezonin e ri. Ky është rasti i Dushan Vlahovic, i cili do të lërë pas ‘7-të’ që mbajti veshur në sezonin e parë dhe do të marrë ‘9-të’ e Moratas. Numri klasik për një qendërsulmues.

Nga ana tjetër, Federico Chiesa ka shfrytëzuar faktin që shoku i tij i skuadrës e ka lënë të lirë ‘7’ dhe për ta ndryshuar për ’22’. Largimi i Paulo Dybala-s la të lirë numrin ’10’, që mund të jetë për Pogba.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat