Titullari i Lacios drejt Milanit? Igli Tare zbulon të vërtetën

Futboll

Titullari i Lacios drejt Milanit? Igli Tare zbulon të vërtetën

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 07:55
Françesko Açerbi

Françesko Açerbi nuk është primar për Milanin dhe shihet si një alternativë për titullarët. Për këtë arsye, edhe blerja e tij nuk është një aspekt që detyron drejtuesit e “Djallit” të nxitojnë.

Për më tepër, mbrojtësi nuk është aq sa thuhet pranë transferimit te kampionët e Italisë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Igli Tare. Në një intervistë për “SportItalia”, drejtori sportiv i Lacios ka deklaruar:

“Nuk është aspak e vërtetë që Açerbi është pranë transferimit te Milani”. Një fjali e vetme, e cila hedh poshtë çdo lajm të raportuar në javët e fundit mbi një ujdi mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat