E bujshme, Barcelona pranon të paguajë klauzolën e Raphinhas

Futboll

E bujshme, Barcelona pranon të paguajë klauzolën e Raphinhas

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:40
Raphinha

Barcelona është gjithnjë e më afër arritjes së një marrëveshjeje për të nënshkruar me objektivin e Chelseat, Raphinha, pasi ra dakord të përmbushë çmimin e kërkuar prej 75 milionë eurosh të Leeds për sulmuesin anësorë, konfirmon “90min”.

Chelsea arriti një marrëveshje me Leeds në fillim të kësaj jave dhe kishte shpresuar të mposhtte Barcelonën për nënshkrimin e Raphinhas, pasi gjiganti i La Ligas hezitonte të rriste ofertën e tyre për 25-vjeçarin.

Megjithatë, ndërkohë që Chelsea po përpiqet të arrijë një marrëveshje për kushtet personale me yllin brazilian, agjenti i Raphinhas, Deco ka folur me Barcelonën në një përpjekje për t'i bindur ata të rrisin ofertën e tyre dhe t'i japin Raphinhas lëvizjen e ëndrrave në “Camp Nou”, të cilën ai e ka kërkuar gjatë gjithë verës.

Burimet e “90min” konfirmojnë se Barcelona e ka rritur ofertën e tyre në shifrën prej 75 milionë eurove që po kërkon Leeds, duke rënë dakord për një plan pagese për t'i mundësuar ata të financojnë marrëveshjen për disa vite.

“Blaugranët” tani mendohet se janë duke udhëhequr garën për nënshkrimin e Raphinhas, pasi kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale me anësorin e Leeds muaj më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat