Uzuni do të zërë vend titullari

Futboll

Uzuni do të zërë vend titullari

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:54
Uzuni do të zërë vend titullari

Granada nuk do të jetë më pjesë e La Liga-s në sezonin e ardhshëm. Kjo skuadër ra në mënyrë dramatike nga elita e futbollit spanjoll pasi nuk arriti që të fitonte ndeshjen e fundit.

Por çdo e keqe, e ka një të mirë.

Media spanjolle “Ideal” ka treguar anët positive që do t’i sjellë Granadas kjo rënie sa i përket afrimeve të saj të dimrit.

“Tashmë do të zhvillohen lojtarët e rinj si Petrovic dhe Arezo, por njëkohësisht edhe për Myrto Uzunin ky është një rast para për të gjetur hierarkinë në skuadër”, shkruhet në median spanjolle.

Padyshim që në sezonin e ardhshëm pritet më tepër protagonizëm nga ana e Myrtos te Granada duke ditur faktin se kampionati tani ka më pak vështirësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat