​Arsenali zyrtarizon transferimin e Gabriel Jesus

Futboll

​Arsenali zyrtarizon transferimin e Gabriel Jesus

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 10:05
​Arsenali zyrtarizon transferimin e Gabriel Jesus

Jesus i cili shënoi 95 gola në 236 paraqitje në të gjitha garat gjatë pesë sezoneve të tij në Manchester City, skuadër e cila transferoi Erling Haalandin dhe kjo bëri që braziliani të kërkojë skuadër të re.

Gabriel ka fituar katër herë titullin e Premierligës, FA Cup dhe tri herë Kupën e Ligës. Ai është i startues në ekipin kombëtar të Brazilit, duke bërë 56 paraqitje dhe duke shënuar 19 herë që nga debutimi i tij në shtator 2016.

Jemi të kënaqur që kemi siguruar transferimin e Gabrielit. Të gjithë ata që e njohin mirë futbollin, i njohin cilësitë e Gabriel Jesus”, ka thënë drejtori teknik Edu, përcjellë KosovaPress.

Ndërsa, trajneri Mikel Arteta është shprehur shumë i lumtur që klubi ka ofruar një sulmues të kalibrit të Jesus.

Jam shumë i emocionuar. Klubi ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rekrutuar një lojtar të këtij niveli. Unë e njoh shumë mirë Gabrielin personalisht dhe ne të gjithë e njohim mirë që nga koha e tij në Premier League dhe me të vërtetë i suksesshëm këtu”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat