Largimi i Ronaldo – Manchester United kthen vëmendjen kah Dybala

Futboll

Largimi i Ronaldo – Manchester United kthen vëmendjen kah Dybala

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:06
Cristiano Ronaldo dhe Dybala

Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldo nga Man United ka bërë që ‘Djajtë e Kuq’ të nisin kërkimet për alternativat.

Ylli portugez nuk është paraqitur në dy stërvitjet e fundit me skuadrën dhe lidhet me një largim.

Kësisoj, emra të ndryshëm kanë filluar të shihen si alternativa. Së fundmi, listës i shtohet Paulo Dybala.

Angelo Mangiante thotë se situata aktuale në merkato mund ta dërgojë Dybalan te United si lojtar i lirë.

Në garë për lojtarin është skuadra e Inter, por edhe ajo e Milan mbetet si alternativë. United mund ta ‘vjedh’ lojtarin nga Serie A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat