Spezia për pazar te Milani, kërkon tre futbollistë në huazim

Futboll

Spezia për pazar te Milani, kërkon tre futbollistë në huazim

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 23:32
Mattia Caldara

Spezia hedh sytë nga Milani kampion i Italisë për të përforcuar organikën.

Drejtuesit e klubit ligur kanë takuar Maldinin e Massarën, të cilëve u kanë kërkuar të marrin në huazim plot 3 futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin italian Mattia Caldara, mesfushorin Daniele Maldini dhe sulmuesin serb Marko Lazetic. Veçanërisht dy të parët ndiqen me prioritet nga Spezia, që është ofruar t’i marrë në huazim, ndërsa Milani dëshiron që Caldarën ta shesë njëherë e mirë.

Nga ana tjetër, Maldini ka dhënë miratimin edhe për huazimin e të birit, por në të njëjtën kohë ka kërkuar një kanal preferencial mbi të rinjtë Jakub Kiwior dhe Kelvin Amian, të cilët janë rritur ndjeshëm te Spezia gjatë sezonit të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat