Lista e zezë ku futbollistët nuk duhet të shkojnë!

Futboll

Lista e zezë ku futbollistët nuk duhet të shkojnë!

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:31
Lista e zezë ku futbollistët nuk duhet të shkojnë!

Një listë e zezë me kuptimin e plotë të fjalës. FIFPro , shoqata ndërkombëtare e futbollistëve, ka publikuar nëpërmjet kanaleve të saj një listë të vendeve në të cilën lojtarët nuk është e këshilluar të transferohen, për shkak të shkeljeve sistematike dhe shumë të përhapura të kontratave. Bëhet fjalë për Algjerinë, Kinën, kategorinë e dytë të Greqisë, Libinë, Rumaninë, Arabinë Saudite dhe Turqinë. Motivet janë të ndryshme.

Për sa i përket Rumanisë dhe Turqisë, sindikata ka bërë të ditur se mungesa e korrektësisë në shlyerjen e pagave është një problem i vjetër dhe ende aktual. Përveç kësaj, në Rumani, një numër i konsiderueshëm klubesh janë të përfshirë në procedura ligjore pa fund, çka ka pasoja të rënda për sportistët, që nuk ja dalin të fitojnë të drejtat e tyre për t’u dëmshpërblyer.

Ndërkohë, në vitet e fundit Greqia ka rezultuar vendi me numrin më të madh që kërkojnë ndihmën e shoqatës profesioniste të futbollistëve për shlyerjen e munguar të pagave, fenomen ky që është shumë i përhapur në kategorinë e dytë.

Çështja e pagave ka arritur një nivel shqetësues edhe në Algjeri, Kinë dhe Arabinë Saudite. Ndryshon diskutimi për Libinë ku është gjithnjë e më i lartë numri i lojtarëve të huaj që mbeten të bllokuar në këtë vend, pasi klubet ku janë të impenjuar refuzojnë që t’u japin dokumentin e nevojshëm për transferimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat