​Katar 2022, stadiumi i ndërtuar me konteinerë, miqësor me natyrën

Futboll

​Katar 2022, stadiumi i ndërtuar me konteinerë, miqësor me natyrën

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 21:43
​Katar 2022

Kupa e Botës shpalos gjithë madhështinë në Katar, vendi i vogël në sipërfaqe por i madh në burime që ka ndërtuar 8 stadiume madhështore, vepra unikale të arkitekturës. Njëri prej tyre është edhe “Stadium 974”.

Më kapacitet 40.000 vende dhe vetëm 8 km nga qëndra e Dohas do të presë 8 ndeshje deri në fazën përpara çerekfinaleve.

Është stadiumi i vetëm i ndërtuar nga 974 konteinerë anijesh dhe materiale të tjera që do të çmontohen tërësisht pas Kupës së Botës kur stadiumi nuk do të ekzistojë më.

Ideja është që të kursehen sa më shumë materiale për të pasur sa më pak emisione të gazrave të dëmshëm në natyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat