Tifozët e Chelsea-t në panik

Futboll

Tifozët e Chelsea-t në panik

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 17:58
Tifozët e Chelsea-t në panik

Futbolli i verës mund të mos jetë i rëndësishëm, por edhe të humbësh me një rivale direkte nuk është kurrë një gjë e bukur, veçanërisht një humbje 4-0.

Derbi londinez mes Arsenal-it dhe Chelsea-t, në teori, i shihte si favoritë Blutë, që dolën të tretët në kampionatin e kaluar dhe u shpallën kampionë të Europës në 2021-shin, po fusha ka thënë diçka tjetër.

Skuadra e Tuchel ka treguar se ka vështirësi në krijimin e aksioneve të rrezikshme dhe të transformojë në gola rastet që ekipi krijon. Si mund të zgjidhet një situatë e tillë? E thjeshtë, duke marrë… Cristiano Ronaldo-n!

Portugezi është drejt largimit nga Manchester United dhe në Angli kanë qarkulluar shumë zëra që thonë se është gati të pranojë transferimin në Stamford Bridge, por Djajtë e Kuq nuk janë shumë të bindur që ta lënë të largohet pesë herë Topin e Artë te një skuadër rivale.

Megjithatë, po të varej nga tifozët e Bluve, Cristiano do të ishte që tani në Stamford Bridge. Siç ka shpjeguar Daily Mail, pas humbjes së rëndë kundër Arsenal-it, mbështetësit e ekipit të Tuchel kanë kërkuar në Twitter blrejn e CR7.

“Premier League fillon pas dy javësh dhe ne jemi kot në sulm. Ronaldo garanton gola, është momenti që ta marrim para ndeshjes së parë”, ka shkruar një tifoz.

“Nxitoni ta blini”, ka shkruar një tjetër, me një fotomontazh të të CR7 që nënshkruan një kontratë bashkë me numrin një të ri të Blues, Boehly.

Ka nga ata që kanë kujtuar edhe të kaluarën: “Futbolli më i keq që kam parë nga Chelsea, më mungon epoka Roman”. Kushedi, ndoshta Abramovich mund të jetë duke qeshur nga larg. Ai, ndoshta, do ta kishte marrë CR7 deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat