Presidenti i klubit italian vendos alarmin

Futboll

Presidenti i klubit italian vendos alarmin

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 14:15
Presidenti i klubit italian vendos alarmin

Futbolli italian prej disa vitesh nuk është ai i mëparshmi në të cilin aktivizoheshin yjet më të rëndësishëm të Europës.

Problemet ekonomike kanë gjunjëzuar Serie A duke bërë që kampionate si ai i Spanjës dhe Gjermanisë ta parakalojnë. Sipas presidentit të Torinos, Urbano Cairo, futbollit italian i duhet të reflektojë dhe t’iu besojë të rinjve ndërsa shton se dikur Serie A faturonte 900 milionë euro vetëm prej të drejtave televizive dhe renditej pas Anglisë.

“Futbolli italian duhet të reflektojë me urgjencë, kemi mbërritur në një pikë të ekzagjëruar. Edhe para COVID, ekonomia nuk ishte mirë, por tashmë është edhe më keq.

Nëse kthehemi pas në kohë, futbolli italian përfitonte 900 milionë euro vetëm nga e drejta televizive, ishim të dytët dhe renditeshim pas Anglisë. Të gjithë të tjerët ishin pas nesh duke filluar nga Spanja e Gjermania.

Nuk e kuptuam se çfarë duhej të bënim për të mbrojtur futbollin italian në botë, diçka që e bëri shumë mirë Spanja. Krahasuar me Anglinë dhe Spanjën, Italia ka një faturim të ulët që nuk i lejon të bëjnë investime të rëndësishme. Duke pasur kaq shumë probleme, duhet ta kthejmë fokusin tek të rinjtë duke ndërtuar akademi”, u shpreh Cairo në prezantimin e Sport Festival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat