Media polake: Sulmuesi shqiptar po i zgjidh hallin e madh

Futboll

Media polake: Sulmuesi shqiptar po i zgjidh hallin e madh

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 11:55
Muçi

Legia e Varshavës ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 në kampionat ndaj Piast. Situata është alarmante te gjigandët polakë, teksa trajneri Runjaic ka kërkuar një sulmues të mirfilltë “9”. Madje ka arritur deri në atë pikë sa të eksperimentonte sot me Ernest Muçin në vijën e parë të sulmit. Sulmuesi shqiptar do t’ia shpërblente besimin austriakut pasi shënoi golin e parë në minutën e 47.

“Sport.pl” ka shkruar një artikull ku vlerëson lojtarin 21-vjeçar që erdhi nga Tirana:

“Muçi aludon për një sezon të mbarë dhe të lejon të besosh se Legia do të ketë ku të mbështetet derisa të vijë një sulmues i ri në Varshavës. Me një Rosolek që dështoi në vijën e parë të sulmit, trajneri provoi Mucin. Dhe shqiptari dha shpresë te Legia se deri në ardhjen e sulmuesit, do të kujdeset për të shënuar sa më tepër gola.

Megjithëse në pjesën e parë ishte kaotik dhe i pasaktë, të paktën nuk u zhduk nga fushë si me Rosolek. Shqiptari ishte i etur për të zbritur në sulm dhe për të marrë topin. Pas golit të tij, do të vinte edhe tjetri.

Më pas në minutën e 61 hyri Rosolek. Simbolike mund të quhet fakti se nga ky moment, Legia nuk po sulmonte më.

Ndërkohë Muci u kthye si në ndeshjen ndaj Koronës, në vijën e dytë të sulmit”, shkruhet në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat