Shpërthen Icardi

Futboll

Shpërthen Icardi

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:16
Shpërthen Icardi

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ka reaguar për komentet e bëra në lidhje me mungesën e tij në skuadër në ndeshjen hapëse të sezonit, ku PSG fitoi 5-0 ndaj Clermont. Icardi ka hedhur poshtë zërat se ai mungoi pasi klubi i dha kohë që të zgjidhtë çështjet personale, në lidhje me një divorc me Wanda Nara.

“Mjaft shpikni gjëra të kota. Vendimi për të mos më grumbulluar ishte thjesht teknik nga ana e skuadrës.

Nuk jam larguar nga skuadra për probleme personale, pasi nuk kam të tilla dhe i kam respektuar të gjitha seancat stërvitore. Futbolli vijon të jetë primar për mua dhe është puna për të cilën më paguajnë”, shkruan Icardi.

“Ajo që nuk toleroj është që persona të papërgjegjshëmdhe tendenciozë kërkojnë të më poshtërojnë. Mos harxhoni kohë dhe para se të shkruani, duke u fshehur pas një ekrani apo një gazete, informohuni për realitetin.

Nëse sot shkoj në Ibiza me familjen time është se në punën time na kanë dhënë ditë pushim për t’i kaluar si të duam, me kë të duam, duke zgjedhur vetë fatin tonë”, shkruan Icardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat