Trajneri i Shkupit: Besojmë në rezultatin pozitiv

Futboll

Trajneri i Shkupit: Besojmë në rezultatin pozitiv

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:21
Trajneri i Shkupit

Në prag të ndeshjes kthyese të turit të tretë të Ligës Evropa, në mes FC Shkupi dhe Shamrok Roversit, i cili do të zhvillohet më 9 gusht në stadiumin Todor Proeski në Shkup, u prononcuan trajneri Goce Sedloski dhe kapiteni Kristiajn Naumoski

Kur luan ndeshje evropiane, një ose dy gabime mund të ndëshkohesh.

Duke filluar nga Dinamo dhe Linkollni e deri te sfida e parë me Shamrokut. Tani nga fillimi duhet të sulmojmë pasi që do të kërkojmë fitore. Natyrisht se do të kërkojmë ndihmën e tifozëve që do ishin lojtari ynë i 12-të.

Të gjithë ndeshjet që i zhvilluam , mund të them se jam i kënaqur përpos ndeshjes në Gjibraltar.
Jemi të vetëdijshëm se çka na sjell kjo ndeshje dhe do të japim maksimumin që të shënojmë rezultatin pozitiv.

“Tani luajmë në Shkup dhe besojë nëse luajmë siç dimë do kalojmë në raundin tjetër. Besojë se me përkrahjen e tifozëve dhe Shvercerat do të shënojmë fitore. Jam i sigurt se të gjithë do të japin maksimumin dhe do të kërkojmë fitoren”, deklaroi Kristijan Naumoski, kapiteni i FC Shkupit.

Ndeshja kthyese në mes FC Shkupit dhe Shamrokut do të zhvillohet të martën në orën 21.00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat