Manchester United fillon bisedimet për transferimin e Rodriguezit

Futboll

Manchester United fillon bisedimet për transferimin e Rodriguezit

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 20:39
Guido Rodriguez

Manchester United po punon për të përforcuar mesfushën në këtë afat kalimtar.

“AS” ka raportuar se klubi anglez ka nisur kontaktet për transferimin e Guido Rodriguezit nga Real Betisi.

Reprezentuesi argjentinas e pëlqen Premierligën dhe “Old Trafford” mund të jetë destinacioni i tij.

Sipas mediumit spanjoll, marrëveshja mund të mbyllet për 20 milionë euro.

28-vjeçari me Real Betisin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Manchester United ka shprehur interesim edhe për Adrien Rabiotin e Juventusit.

Mbetet të shihet nëse “Djajtë e Kuq” do të tentojnë transferimin e të dyve, apo Rodriguezin e shohin si alternativë nëse dështojnë me Rabiotin. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat