Barca mund ta lëshojnë edhe me parametra zero Memphis Depay

Futboll

Barca mund ta lëshojnë edhe me parametra zero Memphis Depay

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 00:52
Memphis Depay

Memphis Depay mund t’i largohet Barcelonës si lojtar i lirë.

Ylli holandez, Memphis Depay  mund të mos jetë në radhët e Barcelonës për sezonin e ri.

Lojtari sulmues ishte në mesin e më të mirëve sezonin e kaluar, por tani kushtet ekonomike kanë bërë që të mendohet për largimin e tij.

Matteo Moretto shkruan se Barcelona madje janë gati ta lënë lojtarin të largohet me parametra zero.

Juventus mund të jetë skuadra që bën një lëvizje për lojtarin e Holandës.

Barca thuhej se do të kërkonte 20 milionë euro për të, por tani mund ta lëshojnë falas, vetëm për t’u liruar nga obligimi në pagë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat