Tifozi i njohur e krahason Manchester United me Stoke Cityn

Futboll

Tifozi i njohur e krahason Manchester United me Stoke Cityn

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 06:02
Foto ilustrim

Tifozi i njohur i Manchester Unitedit, Mark Goldbridge, është shprehur i frustruar me përforcimet që po tenton t’i bëjë klubi anglez.

Mark Goldbridge, prezantues i radios angleze dhe “YouTuber”, autor i kanalit të tifozëve të Manchester Unitedit, “The United Stand”, nuk është i kënaqur me objektivat e transferimit.

“Transferimet që Manchester United po përgatit… Është si të pretendosh të jesh Stoke City nga viti 2010”, u shpreh ai në rrjetet sociale.

“Nuk mund ta imagjinoj që United të blejë Arnautovicin, nuk duhet ta kishte bërë kurrë këtë. Humbja ndaj Brightonit është mjaft e keqe tashmë. Vetëm Manchester City mund t’i përkeqësojë gjërat me këtë fiasko të Arnautovicit. Pastaj është Rabiot… Lojtar i mirë, por definitivisht është një rrezik i madh. Ne jemi në zonën e dëshpërimit, siç parashikuan shumë”, shtoi Goldbridge.

“Me 3 javë deri në mbylljen e tregut të transferimeve, Richard Arnold është në rrezik të bëhet një drejtor i përgjithshëm më i keq se Ed Woodward”, shkroi Mark Goldbridge. 

Kujtojmë se Manchester United e nisi me humbje sezonin e ri në Premierligë, duke u mposhtur në “Old Trafford” nga Brightoni me rezultatin 1:2. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat