Milani garë me United për lojtarin e Chelsea

Futboll

Milani garë me United për lojtarin e Chelsea

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:48
Milani garë me United për lojtarin e Chelsea

Drejtuesit e Milanit po studiojnë opsione të ndryshme për mesfushën, teksa janë fokusuar edhe te rinovimet. Objektivi është zgjatja e bashkëpunimeve me Fikayo Tomori dhe Rade Krunic.

Mbrojtësi anglez i ka bërë të gjithë për vete me paraqitjet e tij fantastike në qendër të prapavijës. Takimi mes agjentit të 24-vjeçarit dhe drejtuesve të kampionëve të Italisë, ka zgjatur rreth 3 orë!

Tomori ndihet i lumtur te Milani dhe dëshira e tij është të rinovojë. Të njëjtën gjë shpresojnë dhe te kuqezinjtë, teksa në Itali theksojnë se akordi final, që pritet të sjellë edhe rritjen e pagës sezonale të anglezit, është afër.

Milani po punon për të rinovuar edhe me Krunic, i cili ndodhet në formë të mirë sportive dhe pritet të japë kontributin e tij në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, klubi italian nuk ka hequr dorë nga Hakim Ziyech, i cili ka zgjedhur të largohet nga Chelsea, por në garë për shërbimet e sulmuesit të djathtë është përfshirë edhe Manchester United.

Nga ana tjetër, dy emra të rinj kanë dalë në skenë si përforcime të mundshme të Milanit. Lesley Ugochukwu, 18-vjeçari i Rennes, i cili luan si shkatërrues dhe qendërmesfushor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat