Benzema bëhet lojtari i dytë në histori...

Futboll

Benzema bëhet lojtari i dytë në histori...

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 00:21
Benzema

Benzema bëhet lojtari i dytë në histori...

Karim Benzema, me golin e shënuar në Superkupën e Europës ndaj Frankfurtit, është bërë lojtari i dytë me më së shumti gola në historinë e Real Madridit.

Francezi realizoi në minutën e 64-t, falë një asistimi të marrë nga Vinicius Zhunior. Ku ishte goli i 324-të i Karimit me fanellën e Real Madridit në ndeshjet zyrtare, që i mjafton për të qenë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit, duke e kaluar legjendën e “Los Blancos”, Raul.

Aktualisht vetëm Kristiano Ronaldo ka më shumë gola se Benzema, plot 451. Një diferencë e konsiderueshme kjo mes francezit dhe portugezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat