Rikthehet BKT Superliga e Kosovës, sot luhen tri ndeshje

Futboll

Rikthehet BKT Superliga e Kosovës, sot luhen tri ndeshje

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

BTK Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje interesante.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në kohën e njëjtë, saktësisht në orën 17:00.

Drita do ta nisë ndjekjen e titullit sot ndaj skuadrës së ardhur nga Liga e Parë, Trepça 89’, ndërsa rivalët e saj, Gjilani dhe Prishtina do të luajnë kundër Ferizajt dhe Dukagjinit në po të njëjtën kohë.

Sikurse edhe në sezonet paraprake, gara për titull dhe për mbijetesë pritet të jetë interesante, kur dihet që shumë skuadra luftojnë në këto dy tabore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat