Largimi i Rabiot, ylli i PSG prioritet i Juventusit

Futboll

Largimi i Rabiot, ylli i PSG prioritet i Juventusit

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes mbetet objektivi kryesorë i gjigantit italian, Juventus.

Besohet se krerët e “Zonjës së Vjetër” janë optimistë se mund ta kompletojnë marrëveshjen për yllin argjentinas, pasi që të largohet mesfushori francez, Adrien Rabiot.

Rabiot raportohet se është shumë pranë kalimit te Manchester United, marrëveshje kjo që kap tarifën e 17 milionë eurove.

Në anën tjetër, Juventusi dhe Paredes kanë rënë dakord për kushtet personale, ku marrëveshja tani varet vetëm nga largimi i Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat