Fiorentinës i mbetet të konkretizojë detajet e fundit

Futboll

Fiorentinës i mbetet të konkretizojë detajet e fundit

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:17
Nedim Bajrami

Klubi historik italian i ofron Empolit talentin polak në këmbim të Bajrami!

tFiorentina duket e vendosur për të transferuar mesfushorin e Kombëtares, Nedim Bajrami me klubin italian që po shqyrton mundësinë e një shkëmbimi në merkato duke i ofruar Empolit kartonin e mesfushorit polak Simon Zurkovski.

Sipas raportimeve nga “Tuttosport” kjo hipotezë ka fituar terren në orët e fundit me Empolin që duket gati të lejojë Bajramin të largohet për të bërë hapin e radhës në karrierë në një marrëveshje ku do të kishte gati dhe zëvendësuesin e tij.

Në këto kushte Fiorentinës i mbetet të konkretizojë detajet e fundit të marrëveshjes për të gjetur më pas rrugën e hapur për transferimin e Bajramit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat