U largua nga Chelsea, fitoi 100 milionë në Kinë - në fund asgjë nga kthimi në Brazil

Futboll

U largua nga Chelsea, fitoi 100 milionë në Kinë - në fund asgjë nga kthimi në Brazil

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:51
U largua nga Chelsea, fitoi 100 milionë në Kinë - në fund asgjë nga kthimi në Brazil

Dikur një prej futbollistëve më të mirë në botë, i cili ka kohë që është jashtë radarit të skenës më të madhe, Oskar nuk do të mund të kthehet në vendlindjen e tij në Brazil, për të thënë më saktë te skuadra e Flamengos.

Skuadra braziliane dëshironte të punësonte ish-lojtarin e kombëtares, por në fund Shangai nuk pranoi ta linte të largohej.

"Unë e vlerësoj interesin e Flamengos dhe tifozëve, por në këtë moment një transferim nuk është i mundur. I uroj klubit dhe të gjithë miqve që kam atje fat të mirë. Faleminderit të gjithëve", tha Oskar, i cili do të duhet të kalojë një tjetër sezon në Kinë.

Sulmuesi 30-vjeçar dhe ish-futbollist i Chelseat, vendosi të transferohej në portin kinez të Shangait, gjë që e bëri atë një nga futbollistët më të paguar sot, vetëm në moshën 25-vjeçare dhe praktikisht para zenitit të aftësive të tij.

Në atë kohë, shumë futbollistë nga Evropa nënshkruan kontrata fitimprurëse me ekipet kineze, kështu që Ezekiel Laveci, Dario Konka, Hulk dhe shumë të tjerë zgjodhën punëdhënës kinezë që ofronin para të mëdha.

Lajmi se një prej lojtarëve më të mirë të Evropës do të largohet drejt Kinës në moshën 25-vjeçare më 23 dhjetor 2017 tronditi opinionin publik.

"Unë vij nga një familje e varfër, këto janë frytet e punës sime dhe për shkak të kësaj kontrate ndihem si fitues. Nuk dua të jem i varfër në pleqëri dhe të jetoj me kujtimet," tha Oskar në atë kohë dhe më vonë shtoi se "ai ishte gjithmonë i interesuar për kulturën kineze".

Duke u larguar nga Chelsea dhe Evropa, ai humbi edhe statusin e kombëtares braziliane, për të cilën deri atëherë kishte luajtur 48 ndeshje dhe nuk luajti më asnjë ndeshje.

Në 173 paraqitje për Shangain, me të cilin ishte kampion në 2018 dhe fitues i kupës një vit më vonë, ai shënoi 51 gola dhe dha 94 asistime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat