Vardari merr 125 mijë euro për shqiptarin!

Futboll

Vardari merr 125 mijë euro për shqiptarin!

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:19
Goxhufi

Ish-lojtari i të rinjve të Vardarit të Shkupit dhe një nga futbollistët më të talentuar për momentin, shqiptari Besar Guxhufi, dje zyrtarisht ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e Besiktasit.

Mediumi maqedon “Sportmedia” mëson se Vardari merr 125 mijë euro në llogarinë e tij në emër të kompensimit të stërvitjes, që sipas rregullave varion nga e kaluara e lojtarit në fanellën e klubit, por edhe nga statusi i klubit që e blen atë. 

“Një shumë të caktuar në emër të dëmshpërblimit do të marrë jo vetëm Vardari, por edhe Bellasica, klubi ku Guxhufi kaloi një periudhë të shkurtër para se të nisej për në Turqi”, shkruan medium maqedon.

Goxhufi tani është para sprovave të reja në kampionatin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat