Kukësi me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Futboll

Kukësi me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 19:12
Kukësi

Këtë fundjave ngre siparin Kategoria Superiore për sezonin 2022-2023 me sfidën Kukësi – Tirana, që do të luhet në “Kukës Arena”.

Klubi verilindor kërkon ta shndërrojë në festë me praninë e një numri të madh tifozësh vendës. Kukësi ka njoftuar se topin e parë për këtë sfidë hapëse do ta shkelmojë Pëllumb Kërxhaliu, një ish-futbollist i skuadrës verilindore.

Ish-kapiteni i Kukësit në vitet ’70-’80  do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Superiores, teksa edhe FSHF ka planifikuar një ceremoni për fillimin e kampionatit.

Në këtë mënyrë, klubi i Kukësit fton të gjithë fëmijët e moshës 10-14 vjeç, që të jenë të pranishëm në stadium, duke nisur nga ora 14:00.

Fëmijët do të jenë pjesë e ceremonisë hapëse dhe nga Federata dhe do të ketë dhurata simbolike për ta.

U bëhet thirrje prindërve që ditën e premte të shoqërojnë fëmijët e tyre në stadium, për të festuar së bashku fillimin e kampionatit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat