Arena “Todor Proeski” ringjallë shumë kujtime të mira për Nderim Nexhipin!

Futboll

Arena “Todor Proeski” ringjallë shumë kujtime të mira për Nderim Nexhipin!

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 19:22
Nderim Nexhipi

FC Shkupi dhe FC Ballkani sonte me fillim në ora 21:00 në arenën “Todor Proeski” do të zhvillojnë ndeshjen e parë “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës.

Të dyja skuadrat janë kampionë në vendet respektive, ndërsa përmes ndeshjeve të “play-off” të Ligës së Konferencësn, do të tentojnë të sigurojnë biletën për në fazën e grupeve.

Skuadra e FC Ballkanit që gjatë ditës së djeshme mbërriti në Shkupin tonë, me ç’rast në orët e pasditës zhvilloi edhe stërvitjen zyrtare në arenën “Todor Proeski”.

Bashkë me skuadrën nga Suhareka në fushë zbriti dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, një emër i njohur për futbollin tonë vendor, e në veçanti për publikun shkupjan, duke pasur parasysh se i njëjti pikërisht te FC Shkupi, ish Slloga Jugomagnati kishte nisur karrierën, ku si 16-vjeçar të bëjë atë transferim historik te Herta e Berlinit.

Pas rikthimit të tij në stadiumin “Todor Proeski”, Nexhipi është bërë nostalgjik.

“Shumë kujtime të mira në këtë stadium. Futbolli më shumë se një lojë”, kishte shkruar drejtori sportiv i Ballkanit, duke aluduar edhe në ato ndeshje të mëdha me Rabotniçkin, kur në Shkup kjo skuadër sillte skuadra me emër, si Bolton, Lille, ndërsa përveç tij me fanellën e “romantikëve” me mjaft sukses luanin edhe Ertan Demiri dhe Minas Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat