Tuchel dhe Conte dënohen pas konfliktit

Futboll

Tuchel dhe Conte dënohen pas konfliktit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 20:33
Tuchel dhe Conte

Trajneri i Chelseat, Tuchel, dënohet me një ndeshje dhe 35,000 funte gjobë, ndërsa trajneri i ‘Spurs’, Conte, gjobitet me 15,000 funte.

Të dy pranojnë sjellje të pahijshme pas një serie përplasjesh në barazim në ‘Stamford Bridge’, por ndalimi i Tuchel u pezullua përkohësisht në pritje të arsyeve me shkrim.

Gjermani është gjobitur gjithashtu me 35,000 funte nga Federata e Futbollit për sjellje të pahijshme pas shkeljes së rregullit E3 të FA, ndërsa Conte është gjobitur me 15,000 £ pasi të dy trajnerët treguan sjellje josportive.

Ndalimi i Tuchel është pezulluar përkohësisht, megjithatë, në pritje të arsyeve të plota me shkrim për vendimin – duke lejuar menaxherin e Chelseat të zërë vendin e tij në ndeshjen e së dielës në Premier Ligë ndaj Leeds.

Tuchel dhe Conte u përfshinë në një seri grindjesh gjatë derbit të zjarrtë, me të dy trajnerët që më pas kishin edhe një konflikt dhe me të përfunduar ndeshja u ndëshkuan me kartonë të kuq nga gjyqtari Anthony Taylor.

“Një komision i pavarur rregullator ka urdhëruar sot që Thomas Tuchel të gjobitet me 35,000 £ dhe të ndalohet nga linja e lojës për një ndeshje, dhe Antonio Conte të gjobitet me 15,000 £ pasi ata respektivisht kanë shkelur Rregullën E3 të FA”, thuhet në një deklaratë të FA.

“Thomas Tuchel dhe Antonio Conte pranuan se sjellja e tyre pas bilbilit final të ndeshjes së Premierligës ndërmjet Chelsea FC dhe Tottenham Hotspur FC të dielën, 14 gusht 2022, ishte e pahijshme dhe të dy menaxherët kërkuan një seancë dëgjimore në letër. Këto sanksione janë subjekt i apelimit dhe ndalimi me një ndeshje i Thomas Tuchel është pezulluar përkohësisht në pritje të arsyeve me shkrim të komisionit të pavarur rregullator për vendimin e tij që do të vihet në dispozicion në kohën e duhur”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat