Kalulu flet rreth mundësisë së rinovimit me Milanin

Futboll

Kalulu flet rreth mundësisë së rinovimit me Milanin

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 06:58
Pierre Kalulu

Pierre Kalulu ka folur për mundësinë që ai të rinovojë së shpejti kontratën me Milanin.

Në një intervistë të dhënë së fundi, mbrojtësi që shkëlqeu në sezonin e fundit me “kuqezinjtë”, u shpreh optimist në lidhje me vijimin e qëndrimit në “San Siro.

Ndër të tjera, ai tha se ka kohë për ta diskutuar një gjë të tillë, teksa la të kuptohet se aktualisht është i fokusuar në situatën momentale të klubit.

“Nëse gjithçka shkon mirë sikurse tani…ne fitojmë tituj dhe unë luaj titullar, sigurisht që dua ta vijoj qëndrimin këtu (te Milani)”, tha fillimisht ai.

“Gjithsesi, do të vijë koha që kjo çështje të diskutohet me menaxherin”, përfundoi Kalulu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat