Mbappe apo Haaland? Ja kë zgjedh Scholes

Futboll

Mbappe apo Haaland? Ja kë zgjedh Scholes

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:01
Paul Scholes

Ish-futbollisti i Manchester United, Paul Scholes e krahasoi Kylian Mbappe me Erling Haaland.

“Nëse po flasim për lojtarin e ri më të mirë në botë, atëherë vendos Kylian Mbappe mbi Erling Haaland. Mbappe nuk është vetëm një sulmues i pastër, ka më shumë në lojën e tij. Ai mund të shkojë gjerësisht, ai mund të mposhtë kundërshtarët, ai është shumë i shpejtë.

Mos më keqkuptoni, Haaland është shumë i mirë, por ai është thjesht një golashënues”, tha Scholes për The Overlap.

Kujtojmë se këtë vit Kylian Mbappe nënshkroi kontratë të re me PSG-në dhe Erling Haaland e ndërroi Borussia Dortmundin në Manchester City. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat