Messi shpjegon pse Mbappe është një “bishë”

Futboll

Messi shpjegon pse Mbappe është një “bishë”

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 17:41
Lionel Messi dhe Mbappe

Lionel Messi ka dhënë disa komente lidhur me Kylian Mbappe.

Ylli argjentinas, Messi ka shpjeguar pse shoku i tij i skuadrës te PSG, Kylian Mbappe është një “bishë” dhe një “lojtar i kompletuar”.

Aftësitë e tij fizike, loja një kundër një dhe aftësi të tjera janë ato që e veçojnë Mbappe, sipas Messi.

“Kylian është lojtar ndryshe, një bishë që është shumë i fortë në lojë një kundër një, që gjen hapësirat, që është shumë i shpejtë dhe që shënon shumë gola”, ka thënë Messi.

“Ai është lojtar i kompletuar dhe ka dëshmuar këtë për vite, dhe në vitet e ardhshme ai do të jetë nga më të mirët”, shtoi ai.

Messi dhe Mbappe janë shokë skuadre tash e dy sezone te skuadra e PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat