​Shorti i plotë i Ligës së Kampionëve për femra, Vllaznia në “grupin e ferrit”

Futboll

​Shorti i plotë i Ligës së Kampionëve për femra, Vllaznia në “grupin e ferrit”

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në kategorinë e femrave, pjesë e të cilës është edhe skuadra shqiptare, Vllaznia.

Kampioni në fuqi, Lyoni do të ballafaqohet me Arsenalin.

Skuadra shqiptare është shortuar në Grupin A që është jashtëzakonisht i vështirë pasi janë të përfshira edhe skuadra si Real Madrid-Chelsea dhe Paris-Saint-Germain.

Shorti i plotë i Ligës së Kampionëve për femra:

Grupi A: Chelsea, Paris St-Germain, Real Madrid, Vllaznia

Grupi B: Wolfsburg, Slavia Pragë, St Polten, Roma

Grupi C: Lyon, Arsenal, Juventus, Cyrih

Grupi D: Barcelona, Bayern Munich, Rosengard, Benfica

Ende nuk janë caktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve, por ato do të zhvillohen gjatë muajve tetor-dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat