Chelsea dhe Milan takohen sonte, do të ketë bisedime edhe për Brojën dhe Leaon

Futboll

Chelsea dhe Milan takohen sonte, do të ketë bisedime edhe për Brojën dhe Leaon

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:40
Chelsea dhe Milan takohen sonte

Ka pasur dhe ndoshta do të ketë duele të reja në të ardhmen jo vetëm në fushë, por edhe në merkato.

Në veçanti, tani gjithçka rrotullohet rreth tre emrave: Rafael Leao, Hakim Ziyech dhe Armando Broja.

“Blutë” prej kohësh ia kanë vënë syrin Rafael Leaos, edhe pse nuk ka pasur kurrë një ofertë zyrtare. Gjatë merkatos së kaluar të verës, emri i Hakim Ziyechut u lidh për një kohë të gjatë me Milanin. Maldini dhe Masara e pëlqejnë ende shumë marokenin që vijon të luajë pak.

Javët e fundit është edhe një tjetër lojtar i Chelseat që duket se i ka hyrë në sy Milanit. Është pikërisht Armando Broja, qendërsulmuesi shqiptar 21-vjeçar, i cili është një nga emrat e sulmit të së ardhmes së “Djallit”.

Dyshja në fjalë mund të përfshihet në akordin e një transferimi të mundshëm të Leaos në Londër. Dëmtimi i Aleksi Salmakers e bën të domosdoshëm afrimin e një anësori ofensivë.

Ziyech është njëra rrugë drejt zgjidhjes, teksa tjetra mund të jetë Gustav Isaksen.

21-vjeçari luan për Midtjilandin dhe ka rënë në sy në këtë sezon duke shënuar katër gola e 1 asist në kampionat, teksa ka mundur të shënojë edhe në Ligën e Evropës, çka e ka çuar vlerën e tij në 5 milionë euro. Maldini mendon seriozisht të bëjë një ofertë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat