Milani pëson fiasko nga skuadra e shqiptarit! Reali, City, Juventusi fitojnë, PSG barazon

Futboll

Milani pëson fiasko nga skuadra e shqiptarit! Reali, City, Juventusi fitojnë, PSG barazon

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 tetor 2022 Në ora: 21:01 Përditësuar në ora: 22:52 më 05.10.2022
Chelsea

Reali, City, Juventusi fitojnë, PSG barazon

Chelsea ka treguar lojë të madhe, duke e mposhtur me rezultat 3:0 kampionin e Italisë, Milanin, në ndeshjen e Grupit E të Champions League në futboll.

Milani ka pësuar fiasko në Londër. Armando Broja u paraqit nga minuta e 75-të për Chelsean, duke shijuar fitoren e parë në grup.

Fofana (24'), Aubameyang (56') e James (62'), shënuan për fitoren e madhe të skuadrës angleze. 

 
Image

Chelsea

Manchester City demolon Copenhagen me rezultat 5:0. Skuadra daneze nuk i ka bërë ballë sulmit si uragan të vendasve dhe pësuan humbje të thellë. 

Grupi E
Chelsea – Milan 3:0 (1:0)
Salzburg - Dinamo (Z) 1:0 (0:0)

Tabela

1. Salzburg    3    1    2    0    3:2    5
2. Chelsea    3    1    1    1    4:2    4
3. AC Milan    3    1    1    1    4:5    4
4. Dinamo Zagreb    3    1    0    2    2:4    3

Grupi F

Leipzig - Celtic 3:1 (1:0)
Real – Shakhtar 2:1 (2:1)

Tabela

1. Real Madrid    3    3    0    0    7:1    9
2. Shakhtar Donetsk    3    1    1    1    6:4    4
3. RB Leipzig    3    1    0    2    4:7    3
4. Celtic    3    0    1    2    2:7    1

Grupi G
Sevilla – Dortmund 1:4 (0:3)
Manchester City – Copenhagen 5:0 (3:0)

Tabela

1. Manchester City    3    3    0    0    11:1    9
2. Dortmund    3    2    0    1    8:3    6
3. Sevilla    3    0    1    2    1:8    1
4. Copenhagen    3    0    1    2    0:8    1

Grupi H
Juventus – Maccabi 3:1 (1:0)
Benfica – PSG 1:1 (1:1)

Tabela 
1. PSG    3    2    1    0    6:3    7
2. Benfica    3    2    1    0    5:2    7
3. Juventus        3    1    0    2    5:5    3
4. Maccabi Haifa        3    0    0    3    2:8    0

Erlind Haaland (7' e 32'), Davit Khocholava (39' - autogol), Riyad Mahrez (55’), Julian Alvarez (76’), realizuan për fitoren e thellë Cityt.

Image

Manchester City

Dortmundi kthehet me pikë të plota nga Sevilla. Verdhezinjtë shënojnë fitore me rezultat 3:1 ndaj Sevillës. 

Për Dormundin shënuan Raphael Guerreiro (6’), Jude Bellingham (41’), Karim Adeyemi (43'), Julian Brandt (76’) dhe për Sevillën realizoi Youssef En Nesyri (51’).

Image

Dortmundi

Sfidë e fortë u zhvillua mes skuadrës portugeze Benfica dhe asaj franceze PSG, e cila përfundoi baras (1:1). 

Në minutën e 22-të, Lionel Messi nga 16 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të djathtë, 0:1. 

Image
PSG

Në minutën e 42-të, Benfica barazon duke iu falënderuar autogolit të Danilos.

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj skuadrës nga Ukraina Shakhtar.

Image

Reali

Rodrygo (13') e Vinicius Junior (28') shënuan për Realin dhe Oleksandr Zubkov (39’) për Shakhtarin.

Juventusi e ka mposhtur me rezultat 3:1 Maccabi Haifa-n. 

Image

Juventusi

Për Juven shënuan Rabiot (35' e 83'), Vllahoviq (50') dhe për Maccabin shënoi David (75').

Haaland si i çartur

(E plotësuar) - 83' JUventusi avancon me 3.1, Rabiot (35' e 83'), Vllahoviq (50') dhe për Maccabin shënoi David (75'). 

76' Julian Brandt shënon për Dortmundin, 1:4.

76’ Manchester City demolon Copenhagen me rezultat 5:0, autor i golit Julian Alvarez.
75’ Juventusi në presion, David shënon për Maccabin.

68' Pak shpresa për Milanin.

62' Milani po pëson fiako në Londër, Reece James shënon (3:0) për Chelsean.

56' Pierre-Emerick Aubameyang shënon, Chelsea po sundon, 2:0 ndaj Milanit. 

Grupi E
Chelsea – Milan 3:0 (1:0)
Salzburg - Dinamo (Z) 1:0 (0:0)

Grupi F

Leipzig - Celtic 3:1 (1:0)
Real – Shakhtar 2:1 (2:1)

Grupi G
Sevilla – Dortmund 1:4 (0:3)
Manchester City – Copenhagen 5:0 (3:0)

Grupi H
Juventus – Maccabi 3:1 (1:0)
Benfica – PSG 1:1 (1:1)

55' Manchester City nuk përmbahet, thellon rezultatin në 4:0, shënues Riyad Mahrez.

51' En Nesyri shënon për Sevillën, ngushton rezultatin në 1:3. 

50' Dushan Vlahoviq shënon për Juventusin, 2:0 ndaj Maccabit.

48' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para. Pjesa e parë me rrebesh gola, 13 gola në 6 ndeshje

43'  Karim Adeyemi realizon, Sevilla - Dortmund 0:3.

42' Benfica barazon falë autogolit të Danilos.41' Sevilla në presion, Jude Bellingham shënon për epërsinë 0:2 të Dortmundit.

39'  Oleksandr Zubkov shënon për Shakhtarin, ngushton rezultatin (2:1) të Realit.

39' Manchester City - Copenhagen 3:0, Davit Khocholava shënon autogol.

37' Donnaruma po tregon kliasin si portier, dy herë shpëton PSG-në.

35' JUventusi po vancon me 1:0 ndaj Maccabit, falë golit të Adrien Rabiot.

33'  Erling Haaland si i çartur, realizon golin e dytë dhe të epërsisë 2:0 të Manchester Cityt.

28' Relai vazhdon me ritëm të lartë, shton epërsinë në 2:0 me golin e Vinicius Junior.

27' MIlani është në presion.

24' Milani tronditet, Chelsea në epërsi mje golin e Wesley Fofana.

22' LIonel Messi, mjeshtër i  golit, nga 16 metra shënon eurogol në këndin e djathtë të portës së Bengica-s.

20' Benfica e rrezikshme!

17' Benfica në pfresion të PSG-së.

13' Reali po luan mirë, Rodrygo shënon për 1:0.  

10' Nuk ka gola në sfidën Chelsea - Milan.

7' Erling Haaland (Manchester City) nuk ndalet, realizon për 1:0 ndaj Copenhagen-it.

6' Bie goli i parë. Raphael Guerreiro shënon për Dortmundin.

4' Ndeshje të mira.

2' Fillojnë ndeshjet.

Do të startojnë në orën 21:00 dy sfidat e vlefshme për Grupin H të Ligës së Kampionëve.

Juventusi dhe PSG-ja, dy klubet prestigjioze Europiane, do të kërkojnë fitoren respektivisht përballë, Makabi Haifa dhe Benfikës.

Bardhezinjtë e Alegrit nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë pikë në 2 sfidat e para, ndërkohë që PSG-ja udhëheq grupin me pikë të plota.

Francezët do të jenë mysafirë në transfertë ndaj Benfikës, që ashtu si PSG-ja ka arritur të sigurojë 6 pikë të plota, ndërkohë që për Juventusin nuk ka rrugë tjetër përveç fitores në shtëpi ndaj izraelitëve.

Chelsea pret Milanin për fitoren e parë

Chelsea pret Milanin për fitoren e parë!

Me vetëm një pikë në dy ndeshjet e para, Chelsea pret Milanin në “Stamford Bridge”, me synimin e vetëm, fitoren, për të mos komplikuar rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet, teksa Graham Potter i ka besuar sërish gabonezit Aubameyang nga minuta e parë, duke lënë në stol sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Nga ana tjetër, Pioli është me zgjedhje të detyruara për shkak të dëmtimeve dhe ia ka besuar shiritin e kapitenit, algjerianit Bennacer.

Vjen fitorja e parë e Leipzigut, buzëqesh edhe Salzburgu

Zgjohet më në fund Leipzigu.

Skuadra gjermane, e cila edhe në Bundesligë këtë sezon ka një ecuri me shumë luhatje, mori fitoren e parë në fazën e grupeve të Championsit pas dy humbjeve radhazi me Realin e Madridit dhe Shakhtar Donetskun.

“Demat e Kuq” mposhtën 3-1 Celticun me gola të Nkunkou dhe Andre Silvës ( realizoi dygolësh), ndërsa finalizimi i miqve, që mban firmën e Jotas, i vlejti vetëm për statistikë ekipit skocez. Kur ka mbetur për t’u zhvilluar gjysmë e ndeshjeve, Leipzigu ka shanse reale për ta kaluar fazën e grupeve.

Në takimin mes Salzburgut dhe Dinamos së Zagrebit vendosi goli i Okafor me 11-metërsh në minutën e 71-të.

Sfida interesante në Champions League

Do të startojnë në orën 21:00, dy sfidat e vlefshme për Grupin G të Ligës së Kampioneve.

Në fushë do të zbresë Mançester Siti, një ndër skuadrat favorite për të fituar trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë. Skuadra e Guardiolës, do të ketë përballë Kompenhagen, në këtë duel të tretë të fazës së grupeve.

“Qytetarët” në 2 ndeshjet e para kanë arritur të sigurojnë 6 pikë, ndërsa danezët vetëm 1.

Duel tjetër interesant pritet të jetë dhe ai mes Sevijas dhe Dortmund.

Si spanjollët ashtu dhe gjermanët, kanë objektiv një nga dy vendet e para, teksa do të kërkojnë gjithçka për gjithçka në këtë duel që do të zhvillohet në stadiumin “Ramon Sançez Pizjuan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat