Allegri para Milan - Juventus

Futboll

Allegri para Milan - Juventus

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:39
Allegri para Milan - Juventus

Dy fitoret kundër Bologna dhe Maccabi Haifa rikthejnë buzëqeshjen në fytyrat e lojtarëve të Juventusit. Ata i pret një ndeshje asnjëherë banale, kundër kampionit Italian, Milanit, e planifikuar për të shtunën në orën 18:00 në “San Siro”.

Duke folur në konferencën për shtyp, Massimiliano Allegri bëri një prezantim të sfidës Milan-Juventus, e vlefshme për javën e 9-të të Serie A: “Ne po luajmë kundër kampionëve në fuqi dhe do të jetë më e vështirë se zakonisht, sepse kuqezinjtë vijnë nga një humbje e keqe në Londër. Nuk kemi fituar ende jashtë shtëpisë? Ndoshta nesër do të jetë hera e parë. Tani për tani duhet vetëm të mendojmë për të marrë rezultate të mira”.

Dy rikthime të rëndësishme për tabelën taktike të shahut të Allegrit: Bonucci dhe mbi të gjitha Milik do të takohen sërish në “San Siro”: “Bonucci do të kthehet. Milik është shumë më i mirë dhe duhet të jetë i disponueshëm për të luajtur”.

Dopieta ndaj Maccabi Haifa e riktheu në modë emrin e Rabiot: “Të flasësh për tregun e transferimeve nuk ka kuptim tani, është diçka për të cilën mendon klubi. Rabiot po bën mirë si gjithë të tjerët, gjëja e rëndësishme është të rikuperohen lojtarët që aktualisht janë të padisponueshëm”.

Nuk përjashtohet apriori mundësia që në të ardhmen ta shohim Kostic në rolin e mbrojtësit të krahut: “Unë e shoh të vështirë. Ai duhet ta provojë dhe të shohë nëse mund ta bëjë këtë. Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes”.

Juventusi do të duhet të jetë i mirë në frenimin e armës së rifillimit kaq të dashur për Milanin: “Ne do të duhet të jemi të mirë në mos lejimin e rifillimit (kundërsulmit), Milani ka edhe lojtarë të tjerë të mirë përveç Leaos. Çfarë i kam zili Piolit? Katër pikët më shumë se ne. Mundet vetëm ta përgëzoj, numrat janë në anën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat