Uruguai dy herë qëllon shtyllën por nuk fiton

Futboll

Uruguai dy herë qëllon shtyllën por nuk fiton

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 nëntor 2022 Në ora: 13:51 Përditësuar në ora: 15:51 më 24.11.2022
Pamje nga ndeshja

Secila kombëtare nga një pikë

Pa gola (0:0) ka përfunduar ballafaqimi mes Uruguait dhe Koresë së Jugut, në ndeshjen e parë të Grupit H të Kampionatit Botëror.  

Të dy kombëtaret luftuan deri në fund, por sulmuesit nuk u treguan të shkathët.

Në minutën e 34-të, Ui-Jo Hwang (Koreja e Jugut) pati rast ideal por goditja e tij shkoi mbi portë. 

Edhe Godin i Uruguait pati rast të mirë në minutën e 43-të, por goditja e tij me kokë ndalet nga shtylla e djathtë pingule.

Në minutën e 90-të, shtylla e djathtë e shpëton Korenë e Jugut. Federico Valverde (Uruguai) goditi nga distanca, por topi përplaset në shtyllën e djathtë dhe del jashtë.

Më 28 nëntor takohen: Koreja e Jugut - Gana (14.00) dhe Portugalia - Uruguai (20.00).

Uruguai - Koreja e Jugut 0:0

Kartonat e verdhë: Caceres - Cho Gue-Sung, Bento.
Uruguai: Rochet - M. Caceres, Godin, Gimenez, Olivera (Vina 79")  - Vecino (de la Cruz 78'), Bentancur, Fede Valverde - Pellistri (Guillermo Varela 88'), Suarez (Cavani 64'), Darwin.
Korja e Jugut: S.-G. Kim - M.-H. Kim, M.-J. Kim, Y.-G. Kim, J.-S. Kim - J.-S. Lee (Son Jun-Ho 74'), Lee Jae-Sung, Jung I.-B. Hwang (Cho Gue-Sung 74') - S.-H. Na, U.-J. Hwang, Son (Lee Kang-In 74').

Baras

(E plotësuar) - 90' Federico Valverde (Uruguai) ka goditur nga distanca, por topi përplaset në shtyllën e djathtë dhe del jashtë.

88" Duket se takimi po mbyllet baras.

85' Minutat e fundit.

79' Nuk ka ende gola.

73' Lojë me ritëm por sulmuesit nuk janë në nivelin e tyre.

Uruguai - Koreja e Jugut 0:0

Kartonat verdhë: Caceres - Cho Gue-Sung.

Uruguai: Rochet - M. Caceres, Godin, Gimenez, Olivera (Vina 79")  - Vecino (de la Cruz 78'), Bentancur, Fede Valverde - Pellistri (Guillermo Varela 88'), Suarez (Cavani 64'), Darwin.
Korja e Jugut: S.-G. Kim - M.-H. Kim, M.-J. Kim, Y.-G. Kim, J.-S. Kim - J.-S. Lee (Son Jun-Ho 74'), Lee Jae-Sung, Jung, I.-B. Hwang (Cho Gue-Sung 74') - S.-H. Na, U.-J. Hwang, Son (Lee Kang-In 74').

67' Cavani futet në lojë.

59' Kartoni i parë i verdhë, Caceres.

55' Lojë e baraspeshuar mes ekipeve. 

50' Koreja e Jugut herë pas here po tregohet e rrezikshme.

47' Lojë e mirë. 

Përfundon pjesa e parë.

43' Diego Godin (Uruguai) pafat, goditja e tij me kokë ndalet nga shtylla e djathtë pingule.

41" Suarez me shokë po kërkojnë golin.38' Uruguai është në presion.

34’ Ui-Jo Hwang (Koreja e Jugut) pati rast ideal por goditja e tij shkoi mbi portë. 

32' Një krosim i Jin-Su Kim (Koreja e Jugut) nga ana e fushës fluturon në zonë, por nuk arrin të gjejë objektivin e synuar.

27' Lojë w mirë.

23' Nuk ka gola.

19' Federico Valverde (Uruguaj) gjuan drejt portës që fluturon pak mbi traversë.

15' Lojë e mirë nga të dy palët.

13" Uruguai po tregon lojë të mirë.

3" Pritet lojë e hapur.

1' Fillon ndeshja.

Mësoni rreshtimet në Uruguaj-Kore e Jugut

Do të startojë në orën 14:00, në stadiumin “Education City”, sfida Uruguaj-Kore e Jugut, e vlefshme për Grupin H në Botërorin “KATAR 2022”.

URUGUAJ KORE E JUGUT

Përfaqësuesja amerikano-jugore dëshiron ta nisë me këmbën e mbarë këtë edicion të Kupës së Botës kundër Koresë së Jugut.

Uruguai pa “El Matador”, Koreja e Jugut rikuperon kapitenin

Uruguai dhe Koreja e Jugut janë gati për Botërorin Katar 2022. Në orën 14:00 do të nisë përballja e parë e grupit H që do të zhvillohet në “Education City Stadium” – me një kapacitet prej 44.667 tifozësh – teksa dueli tjetër i këtij grupit është ai mes Portugalisë dhe Ganës (17:00).

Dy herë kampionët e botës, rreshtohen në fushë me skemën 4-1-2-3. Diego Alonso ka zgjedhur Luis Suarez në majë të sulmit. “El Pistolero” do të mbështetet nga Darwin Nunez dhe Facundo Pellisteri, 20-vjeçari i Manchester United.

Edinson Cavani do e fillojë nga stoli Kupën e Botës së katërt. Matias Vecino luan përpara mbrojtjes, që në qendër ka dyshen e përhershme Diego Godin-Jose Maria Gimenez, ndërsa më të avancuar se mesfushori i Lazios do të jenë Federico Valverde dhe Rodrigo Bentancur.

Kombëtarja aziatike përgjigjet me skemën 4-2-3-1. Kapiteni Heung-Min Son ia ka dalë të rikuperohet dhe do e nisë ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të sulmit, ndërkohë që në majë është zgjedhur Ui-Jo Hwang, 30-vjeçari i grekëve të Olympiacosit.

Uruguai - Koreja e Jugut, sfidë me emocione

Uruguai - Koreja e Jugut, sfidë që pritet me kërshëri. 

Uruguai edhe pse hiqet favorit do të ketë problem me Korenë e Jugut

Uruguai - Koreja e Jugut

Uruguai: Rochet - M. Caceres, Godin, Gimenez, Olivera - Vecino, Bentancur, Fede Valverde - Pellistri, Suarez, Darwin.

Korja e Jugut: S.-G. Kim - M.-H. Kim, M.-J. Kim, Y.-G. Kim, J.-S. Kim - J.-S. Lee, Jung, I.-B. Hwang - S.-H. Na, U.-J. Hwang, Son.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat