Angli - SHBA, formacionet zyrtare, amerikanët për të përsëritur historinë

Futboll

Angli - SHBA, formacionet zyrtare, amerikanët për të përsëritur historinë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 19:06
Angli - SHBA fu

Anglia e nisi shkëlqyeshëm Kupën e Botës, duke mposhtur Iranin 6-2. Ishte rezultati më i mire i arritur nga “Tre Luanët” në ndeshjen e parë në një Kupë Bote, dhe fitorja e dytë më e thellë të gjitha kohërave në Botëror.

Në këtë raund të dytë të ndeshjeve në grupe, Anglia përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që barazoi 1-1 me Uellsin.

Takimi tjetër i vetëm i këtyre të përfaqësueseve në Kupën e Botës është luajtur në vitin 1950, me një sukses 1-0 për SHBA-në në atë kohë, duke mbetur hera e fundit që amerikanët e kanë mbajtën rrjetën të paprekur në Botëror.

Image

Kjo fitore e vitit 1950 konsiderohet si një nga rezultatet më të papritura në në historinë e Kupës së Botës, diçka që amerikanët do të përpiqen ta përsërisin në Katar për të mbajtur gjallë shanset për të kaluar grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat